Antonelli: Jemi pothuajse pranë titullit por asgjë s’ka përfunduar, dua ta mbyll në mënyrën më të mirë
“Ka qenë një fundjavë e shkëlqyer. Jam shumë i lumtur. Ky është rezultati që na duhej. E gjithë skuadra e meritonte, pasi kemi punuar jashtëzakonisht shumë gjatë javëve të fundit për të përsosur paketën tonë më të re të përmirësimeve”. Kështu deklaroi pas garës së fituar dje në pistën teksane të Austin piloti italian i Mercedes, Kimi Antonelli, që korri suksesin e nëntë sezonal në Formula 1. Tashmë ai është shumë pranë titullit të parë kampion për pilotë. “E nisa shumë mirë garën edhe pse në fillim nuk ishte e qartë nëse duhej të shtyja fort apo të menaxhoja avantazhin. Arritëm ta zgjatnim qëndrimin në pistë me setin e parë të gomave dhe, pas kësaj, gjërat u bënë shumë më të qarta”, tha 20-vjeçari. Më...
Burimi:
telesport.al