Anthropic regjistron 3 miliardë dollarë të ardhura vjetore

Anthropic regjistron 3 miliardë dollarë të ardhura vjetore

Zhvilluesi i inteligjencës artificiale Anthropic regjistroi 3 miliardë dollarë të ardhura vjetore deri në Maj të 2025 raportoi agjencia e lajmeve Reuters. Kjo shifër ishte 1 miliardë dollarë në Dhjetor të 2024 ndërsa në fund të muajit Mars kapërceu 2 miliardë dollarë. Ndërsa konsumatorët kanë përqafuar rivalët e ChatGPT të OpenAI, një numër sipërmarrjesh janë kufizuar në eksperimente. Këtu hyn Anthropic ku pjesa më e madhe e shitjeve të saj vjen nga shitja e modeleve AI si shërbim për kompanitë e tjera ndërsa kërkesa vijon të rritet. Mbështetur nga Google dhe Amazon, startupi nga San Francisco shkëlqen në mjete të programimit të cilat kanë përjetuar rritje të madhe të adoptimit në muajt e fundit. Kjo kërkesë e ka diferencuar Anthropic nga kompanitë e tjera të...