Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Anne Bonny, jeta dhe aventurat, të vërtetat dhe legjendat e piretes më të rrezikshme të Karaibeve
Nga Albert Vataj Anne Bonny do të hynte në historinë e grave që u morën me pirateri si një personazh i veçantë. Gjaknxehtë dhe kurajoze, përdoruese shumë e mirë e shpatës dhe një shënjuese shumë e zonja me pistoletat e asaj kohe. Aventurat e saj janë të panumërta, sikurse janë të pamata dhe të pashembullta grabitjet e thesareve në anijet që lundronin në Karaibe. Ajo bën pjesë në kolanën e grave që i’u dhanë aventurës së detrave të egër dhe jetës së shfrenuar dhe plot rreziqe të piratëve. E lindur me emrin Anne Cormache, ajo ishte vajza e paligjshme e një avokati irlandez dhe shërbyeses së gruas së tij. Për shkak të skandalit, ata të tre u vendosën në një koloni në Karolinën e Jugut,...