Ankimoi heqjen e sekuestros ndaj vilës së dytë në Palasë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Igli Tares

Ankimoi heqjen e sekuestros ndaj vilës së dytë në Palasë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Igli Tares

Apeli i Posaçëm Antikorrupsion rrëzon ankimin e ish-futbollistit të Kombëtares Igli Tare duke lënë në fuqi masën e sekuestros preventive të vilës së dytë në Palasë, që dyshohet të jetë pronë e fshehur e ish-zv. Krymenistres, Belinda Balluku. Vila, sipas Prokurorisë së Posaçme, është marrë në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Aleko Impex General Construction” e shpallur fituese bashkë me një kompani tjetër, në tenderin prej afro 30 milion eurosh (me TVSH) për lotin 7 të Unazës së madhe të Tiranës. Prona ka një sipërfaqe trualli prej 478 metrash katrorë, dy kate me një sipërfaqe totale prej 271.2 metra katrorë dhe dy garazhe njëri 20 dhe tjetri 40 metra katrorë. Më herët Spak i kishte sekuestruar një vilë, po në bregdetin e jugut, në kompleksin...