Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ankimohet tenderi 7.7 mln euro për mirëmbajtjen e fiskalizimit, shkak kriteret e veçanta
👁6083
Thuajse dy javë nga hapja e procedurës së prokurimit me objekt “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve” kjo e fundit është ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik. Referuar ankesës së depozituar pranë këtij institucioni duket se shkak janë bërë kriteret e veçanta që janë përfshirë në dokumentet e procedurës që ka një fond limit mbi 770 milionë lekë apo 7.7 milionë euro për 24 muaj. Ankimuesi ka përmbledhur një seri ankesash në dokumentin drejtuar KPP të cilat sipas tij lidhen me kritere të veçanta kualifikimi. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit...