Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ankimimi i radhës në KAS, Partia Demokratike kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Shkodër
👁13316
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka bërë ankimimin e radhës në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve. PD miraton kundërshtimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për qarkun e Shkodrës dhe shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit, duke përshkruar “një sërë problematikash që cenuan integritetin e procesit zgjedhor”. Në kërkesën drejtuar KQZ, PD shprehet se në pesë bashkitë e qarkut Shkodër, u raportua për një sistem të organizuar të patronazhistëve, që shoqëronin votuesit deri pranë qendrave të votimit, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme mbi vullnetin e tyre. Sipas PD-së, u raportuan probleme serioze lidhur me blerjen e votës dhe përdorimin...