Ankimimet ndaj vendimit të ish-krerëve të UÇK-së /Apeli i ‘Speciales” pranon shtimin e numrit të fjalëve në deklaratat e mbrojtjes

Ankimimet ndaj vendimit të ish-krerëve të UÇK-së /Apeli i ‘Speciales” pranon shtimin e numrit të fjalëve në deklaratat e mbrojtjes

Apeli i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka autorizuar ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së se deklaratat e ankimimeve të tyre mund të përmbajnë deri në 7 mijë fjalë, në vend të kufirit të zakonshëm prej 3 mijë të tillash. Apeli pranoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes e cila kishte kërkuar që deklaratat të përmbanin deri në 9 mijë fjalë, pasi argumentuan se kjo ishte e nevojshme për shkak të kompleksitetit të çështjes, e cila kërkon hapësirë më të madhe për paraqitjen e pretendimeve. Në arsyetimin e vendimit, trupi gjykues theksoi se aktgjykimi i shkallës së parë, i publikuar më 16 shtator përmban 2089 faqe dhe është më i gjati i nxjerrë ndonjëherë nga Dhomat e Specializuara. “Gjykata mori parasysh gjithashtu kompleksitetin e çështjes...