“Ankimimet i bëjnë nder procesit”/ Reagon ish-deputeti i PD: Partia Demokratike, është testi i së vërtetës

“Ankimimet i bëjnë nder procesit”/ Reagon ish-deputeti i PD: Partia Demokratike, është testi i së vërtetës

Ish deputeti i PD Fatbardh Kadilli i ftuar në një studio televizive tha se ankimimet i bëjnë nder procesit dhe se një grup synon që përmes ankimimeve të mbajë në betejë partinë dhe qëllimi është të arrihet shtatori. Fatbardh Kadilli: “Tjetër gjë është ata që ndjejnë presionin e abuzimit dhe tjetër strategjia që ankimet e bëjnë pis procesit. Unë mendoj që ankimet i bëjnë nder procesit. Synimi për ta mbajtur në betëj partinë, ku në betejë funskion ligji ushtarak, ky është qëllimi që të arrijë shtatori. Në shtator do djegim karriget.”
Burimi: Sot.com.al