Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka njoftuar një vendim të rëndësishëm për pezullimin e përkohshëm të aktiviteteve të inspektimit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) që nuk janë të planifikuara apo të miratuara zyrtarisht. “Kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimit pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara,” deklaroi Denaj, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe përgjegjshmërisë në proceset inspektuese. Në mbështetje të këtij vendimi, është ngritur një komision i posaçëm me 5 anëtarë, i cili do të ketë në përbërje 3 përfaqësues nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ky komision do të luajë një rol...