Anila Denaj: Ndërrova 18 shtëpi, në 3 kontinente dhe 5 shtete

Anila Denaj: Ndërrova 18 shtëpi, në 3 kontinente dhe 5 shtete

Nga Salvadori në Bolivi, Ekuador, Rumani e më pas Mozambik duket një itinerar i çuditshëm, por këto kanë qenë ndalesat profesionale të Anila Denajt përpara se të përfshihej në politikë. Në një intervistë në “Rudina”, ministrja e Bujqësisë tregon se herë pas here e gjen veten në xhaketën e bankierit që e ka mbajtur për 18 vite. Ajo ka qenë këshilltare ndërkombëtare financiare në një bankë private dhe puna e ka dërguar në vende të largëta e me plot sfida. Anila Denaj: Pavarësisht se kjo duket shumë e bukur nga jashtë, ka edhe sfidat e veta. Unë kur kam ardhur në Shqipëri, pas këtyre viteve, pas 7 viteve, në 5 shtete në 3 kontintente, kam numëruar shtëpitë me qira që kam jetuar. Ishin 18, ishin...