Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje, mes tyre dy fëmijë

Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje, mes tyre dy fëmijë

Anija “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, finalizoi operacionin e kërkim-shpëtimit (SAR), duke u ardhur në ndihmë 13 emigrantëve, mes tyre 2 fëmijë. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë, dhe përfundoi pa asnjë incident. Ky është operacioni i katërt SAR i kryer nga Forca Detare shqiptare në Egje gjatë vitit 2025 me 111 jetë të shpëtuara. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv