Anija luksoze “National Geographic Orion” me mbi 100 turistë amerikanë, për herë të parë në Portin e Durrësit

Anija luksoze “National Geographic Orion” me mbi 100 turistë amerikanë, për herë të parë në Portin e Durrësit

Mëngjesin e kësaj të mërkure është akostuar për herë të parë në portin e Durrësit kroçera “NATIONAL GEOGRAPHIC ORION”, duke sjellë 108 turistë amerikanë. Kjo anije luksoze, e specializuar për udhëtime eksploruese dhe përvojash unike, përfaqëson një linjë të re turistike që i shtohet hartës së destinacioneve që vizitojnë portin më të madh të vendit. Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm për promovimin e Durrësit si destinacion i turizmit elitar dhe kulturor, dhe një kontribut të drejtpërdrejtë në ekonominë vendase.
Burimi: Javanews.al