Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Anglia shpallet kampione e Europës për U-21, dy shqiptarë shkëlqyen në sulmin e Gjermanisë
Nga Fatmir Popja Mbrëmjen e së shtunës u zhvillua finalja e madhe e Kampionatit Europian për 21-vjeçarë mes Anglisë dhe Gjermanisë, dy superfuqi të futbollit europian. Në një ndeshje dramatike dhe të luftuar deri në sekondat e fundit, “Tre Luanët” e Anglisë triumfuan 3-2 pas kohëve shtesë duke mbrojtur titullin dhe shpallur për herë të dytë radhazi kampionë Europe në këtë kategori moshe. Por përtej rezultatit, kjo finale mbarte një tjetër moment historik për shqiptarët, dy sulmues me origjinë shqiptare, Brajan Gruda dhe Nelson Weiper, ishin titullarë në vijën e parë të sulmit për Gjermaninë U-21 duke dhënë një paraqitje...