Angli/ Krimet e të huajve, klasifikimi në 3 vendet e para, priten shqiptarët, rumunët dhe polakët

Angli/ Krimet e të huajve, klasifikimi në 3 vendet e para, priten shqiptarët, rumunët dhe polakët

Renditjen në një tabelë të posaçme të krimeve nga të huajt në Britaninë e Madhe, që nuk e bëri dot qeveria konservatore do ta bëjnë laburistët në pushtet. Këtë e paralajmëron gazeta The Telegraph e cila parashikon se në 3 vendet e para të klasifikimit do të jenë shqiptarët, rumunët dhe polakët. Shkrimi i plotë nga The Telegraph përkthyer nga Top Channel: Shtetësitë e migrantëve me normat më të larta të  përfshirjes në krime do të zbulohen për herë të parë në tabelën zyrtare të renditjes. Yvette Cooper, Sekretarja e Brendshme në qeverinë Laboriste, ka urdhëruar zyrtarët që të publikojnë për herë të parë një ndarje të detajuar të veprave penale të kryera nga kriminelë të huaj që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar në pritje...