Anglezi që ndryshoi botën e spiunazhit

Anglezi që ndryshoi botën e spiunazhit

Nga: Charles Spencer / The Daily TelegraphPërkthimi: Telegrafi.com Francis Walsinghami e krijoi një rrjet sekret, si mjet për ta ndaluar vrasjen e monarkes së tij, Elizabeth I. Vendosi deri në 53 spiunë në Angli dhe 18 agjentë jashtë shtetit, metodat e të cilëve – nga fundi i shekullit XVI – vazhdojnë të mbeten në përdorim, në mbarë botën sot: bartja e mesazheve pa takime, kodet dhe agjentët e dyfishtë dhe të trefishtë, shantazhi, falsifikimi dhe tortura. Walsinghami i përdori gjithashtu ekspertët të cilët mund t’i hapnin dhe rivulosnin letrat, pa u vënë re kjo, si dhe dekoduesit. Walsinghami ishte i pamëshirshëm. Me zbulimin e Komplotit të Babingtonit më 1586 – i cili tregoi se Mary, Mbretëresha e Skocisë e miratoi vrasjen e Mbretëreshës Elizabeth, në...