“Anëtarësimi në BE, objekt strategjik kombëtar”- Balla zbardh detajet e takimit me ambasadoren e Bashkimit Evropian: Shqipëria të ruajë ritmin e negociatave!
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ku në fokus ka qenë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vijimi i negociatave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi bisedën si të frytshme, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së ritmit të negociatave dhe avancimit të agjendës evropiane të vendit. Ai nënvizoi gjithashtu rolin e Kuvendit të Shqipërisë në këtë proces, përmes avancimit të reformave, përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian dhe forcimit të mbikëqyrjes parlamentare. Sipas Ballës, anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një objektiv strategjik kombëtar, që kërkon angazhim të vazhdueshëm, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët evropianë....
Burimi:
javanews.al