Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Anëtar i një organizate kriminale/ Kapet 20-vjeçari në aksin Fier–Vlorë, pritet ekstradimi në Itali
Policia e Shtetit/Operacione policore të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve që i fshihen në Shqipëri, akuzave të drejtësisë italiane. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 51”. Operacioni, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e pjesëtarit të një organizate kriminale në Itali. Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me strukturat e Policisë italiane, të koordinuar nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kapën në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, O. K., 20 vjeç, banues në Ballsh. Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në...