Anestezistët mblidhen në Shkodër, mjekët specialistë: Të ndalet largimi i bluzave të bardha

Anestezistët mblidhen në Shkodër, mjekët specialistë: Të ndalet largimi i bluzave të bardha

Profesionistë të fushës së anestezisë nga Shqipëria dhe rajoni u mblodhën në Ditën e Anestezisë në Shkodër, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe përditësimin me zhvillimet më të fundit në fushën e mjekësisë. Edhe pse në raport me specializimet e tjera, anestezia është një hap përpara, sërish ajo ka sfidat e saj. Kryesorja është ajo e largimit të bluzave të bardha, pasi edhe në Europë ka një krizë për mjekë anestezistë. Konsolidimi i këtij sektori në vendin tonë u realizua në fundin e viteve ’70. Sot në këtë sektor numërohen rreth 200 mjekë anestezistë dhe reanimatorë.  
Burimi: Vizionplus.tv