Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Andrea Stramaccioni bën aktin heroik, hidhet në det dhe shpëton dy vajza që po mbyteshin
Andrea Stramaccioni nuk dëshiron të quhet hero, por faktet flasin ndryshe. Ish-trajneri i Interit dhe Udinese, sot komentator i njohur sportiv në TV, ka shpëtuar bashkë me një roje plazhi dy vajza që po rrezikonin të mbyteshin në ujërat e Puglias. Për këtë akt trimëror, Stramaccioni është nderuar nga roja bregdetare italiane me bluzën e kuqe të rojeve të plazhit. Ngjarja ndodhi më 28 korrik, ndërsa Stramaccioni ndodhej me familjen për pushime në zonën mes Peschici dhe Vieste. Gjatë një dite të zakonshme në plazh, ai pa turma njerëzish që grumbulloheshin në breg dhe një roje që vepronte në panik,...