Ancelotti: Po e pres, ai do të jetë i rëndësishëm për Brazilin në Botërorin 2026

Ancelotti: Po e pres, ai do të jetë i rëndësishëm për Brazilin në Botërorin 2026

Pavarësisht problemeve të vazhdueshme fizike, Neymar mbetet në qendër të projektit teknik të trajnerit të ri të Brazilit, Carlo Ancelotti, përpara Kupës së Botës 2026. Në një intervistë me CONMEBOL, trajneri italian i kërkoi numrit 10 të Seleção-s të marrë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar dhe për t’u rikthyer në kombëtare. “Ai duhet të përgatitet mirë dhe ka kohën e mjaftueshme për ta bërë këtë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne përpara Kupës së Botës“, tha Carlo Ancelotti. Neymar, 33 vjeç, kohët e fundit rinovoi kontratën e tij me Santos deri në fund të vitit, klubin...
Burimi: Telesport.al