Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ancelotti drejt largimit nga “Los Blancos”, marrëveshja me Brazilin shumë pranë
👁9507
Zërat po bëhen gjithnjë e më të fortë, Carlo Ancelotti është shumë pranë largimit nag Real Madridi. Vendimtar ka qenë fundi i sezonit, me merenguesit e zbehtë dhe pak motivim. Ajo e mbrëmjes së të shtunës kundër Barcelonës mund të ketë qenë finalja e fundit e trajnerit italian në pankinën e “Los Blancos”. Orët e fundit janë intensifikuar zërat për një marrëveshje të mundshme me Brazilin. Sipas asaj që raporton “Sky Sports News”, bisedimet me CBF (Konfederata Braziliane e Futbollit) do të vazhdojnë në maj. Trajneri italian pritet të largohet nga Real Madridi madje edhe para Kupës së Botës për...