Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ancelotti-Brazil, Guardiola tregon arsyen pse po e feston këtë lëvizje
5 Qershor 2025 16:40 Telesport “Jam shumë i lumtur që Carlo Ancelotti nuk është më te Real Madrid, sepse ai gjithmonë më mund”. Ky ka qenë reagimi i Pep Guardiolës, kur u pyet së fundmi nga gazetarët për kalimin e trajnerit italian në kombëtaren e Brazilit. Shakaja është gjysma e së vërtetës, kështu që Pep jo rastësisht e ka dhënë këtë deklaratë. Duelet e tij me Don Carlo kanë qenë të hidhura për teknikun spanjoll. Pas sezonit plot dështime, tani Guardiola duket i qetë dhe i fokusuar te sezoni i ardhshëm në Premier League.