Analizë: Gaza nën flakët e diellit dhe urisë. Atje…ku edhe deti të “vret”

Analizë: Gaza nën flakët e diellit dhe urisë. Atje…ku edhe deti të “vret”

Opinion nga Noa Galili, përshtatur në shqip Në fillim të javës, temperaturat në Rripin e Gazës arritën në 37°C. Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) lëshoi një paralajmërim urgjent në arabisht për banorët e Gazës: hyrja në det është e ndaluar dhe kushdo që e shkel këtë urdhër, rrezikon jetën! Gati e gjithë popullsia e Gazës është zhvendosur. Qindra mijëra janë grumbulluar në çadra apo mes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara. Për të marrë ushqim apo ndihmë, duhet të ecin kilometra të tërë nën diellin përvëlues. Nuk ka energji elektrike për të ndezur ventilatorë...
Burimi: Javanews.al