Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza/ Profesor Pëllumb Pilinçi dhe Nikollë Xhufka, dy profetë dhe një film
1. Nuk ishte skenë e krijuar me inteligjencë artificiale. Profesor Pëllumb Pilinçi në këtë vapë korriku së pari shkoi në Theth e pastaj në Kosovë. Në sytë e nikoqirëve u paraqit një figurë që erdhi me një “Cadillac Escalade”, aso që zakonisht duken në lajmet e mbrëmjes me ministra e presidentë anembanë botës. Mysafiri megjithatë është edhe më i rëndësishëm në status – në sytë e nikoqirëve një skenë e këtillë u pa me vizitën e presidentit George W. Bush – ngase truprojat janë kapur për dyer e dritare të veturës në lëvizje, shenjë e rrezikshmërisë së lartë të personit...