Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Analiza/ “Mbrëmja e turpit”, ja pse dështoi keq Interi kundër PSG në finale
👁4210
Nga një fushë lavdie në një skenë rrënimi, Mynihu nuk është më i njëjti për tifozët zikaltër. Dje, “Allianz Arena” u kthye në skenën e një prej turpërimeve më të mëdha në historinë e klubit milanez. Humbja 5-0 ndaj Paris Saint-Germain në finalen europiane është një plagë e thellë, jo vetëm për Interin, por për të gjithë futbollin italian. Asnjëherë më parë një ekip italian nuk kishte humbur një finale ndërkombëtare me një rezultat të tillë. Turp, po, në kuptimin më të plotë të fjalës. Një fjalë që rrallëherë duhet përdorur në sport, por që këtë herë duket e pashmangshme....