Analiza: A mund t’i detyrojë Kremlini rusët që të mos e përdorin YouTube-in?

Analiza: A mund t’i detyrojë Kremlini rusët që të mos e përdorin YouTube-in?

Për vite, rregullatorët rusë të teknologjisë i kanë kërcëlluar dhëmbët për ta pasur në duar platformën për video YouTube, e cila shërben si burim i lajmeve të pacensuruara, informacionit dhe argëtimit – pa përmendur se është edhe burim i madh i të hyrave për shumë influencerë dhe blogerë rusë. Autoritetet e kanë frenuar këtë platformë në pronësi të gjigantit Google, duke tentuar t’i zemërojnë rusët përmes ngadalësimit në masë të madhe të shpejtësisë së videove. Ata e kanë kërcënuar platformën duke kërkuar që serverët të vendosen brenda Rusisë, në mënyrë që rregullatorët ta monitorojnë më mirë trafikun. Mes tjerash, ata...