AMP aksion në Kapshticë! Kapet rreth 6 kg heroinë, dyshohet për përfshirje të Policisë dhe doganave

AMP aksion në Kapshticë! Kapet rreth 6 kg heroinë, dyshohet për përfshirje të Policisë dhe doganave

FOTO ILUSTRUESE KAPSHTICË-Një aksion i befasishëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) rajoni Elbasan-Korçë është zhvilluar paraditen e sotme në pikën doganore të Kapshticës, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.  Sipas burimeve janë sekuestruar rreth 6 kg heroinë, ndërsa ka dyshime për përfshirje të efektivëve të Policisë së Shtetit apo të strukturave të doganës në Kapshticë, të cilët dyshohet se kanë lehtësuar hyrjen ose daljen e drogës. Raportohet se droga është gjetur brenda një automjeti duke dalë në kufi. Deri më tani raportohet për disa persona të shoqëruar ndërsa në pranga ka rënë shoferi i automjetit ku është gjetur droga....
Burimi: Zeri.ai