Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
AMF paralajmëron investitorët për aktivitetin e platformës NetherexPro
👁12578
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka publikuar sot një njoftim zyrtar, ku paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, regjistruar dhe as e njohur nga ky institucion.NetherexPro është një platformë investimi online, që mundëson tregtimin e kriptovalutave, kryesisht të Bitcoin.AMF sjell në vëmendje se, mbështetur në Ligjin nr. 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe Ligjin nr. 66/2020, datë 21.05.2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, asnjë shoqëri nuk mund të ofrojë apo promovojë shërbime të lidhura me investime në tituj apo tregtimin e tokenëve digjitalë dhe/ose monedhave virtuale, brenda territorit...