Ambulanca u bllokua në protestë/ Qendra Kombëtare e Urgjencës: Janë në shërbim të jetës, pengimi i tyre rrezikon jetën e qytetarëve

Ambulanca u bllokua në protestë/ Qendra Kombëtare e Urgjencës: Janë në shërbim të jetës, pengimi i tyre rrezikon jetën e qytetarëve

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në Tiranë, ku një ambulancë u bllokua nga disa protestues. Në një deklaratë për mediat, QKUM thekson se ambulancat janë në shërbim të çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë urgjente dhe se pengimi i tyre mund të rrezikojë jetën e njerëzve. Sipas QKUM-së, ekipet e Urgjencës Mjekësore vijojnë të jenë në gatishmëri gjatë protestave për t’iu përgjigjur çdo rasti që kërkon ndërhyrje, ndërsa njëkohësisht përballojnë edhe fluksin e zakonshëm të urgjencave mjekësore. Qendra bën të ditur se në Tiranë, krahas rreth 250–280 vizitave dhe ndërhyrjeve që kryhen çdo ditë, gjatë ditëve të protestave janë shtuar edhe rreth 100 raste të tjera. Në nivel kombëtar, Urgjenca Mjekësore përballon rreth 500 vizita në...