“Ambulanca erdhi nga Shkodra”/ Urgjenca reagon sërish për vdekjen e dyfishtë në Vaun e Dejës: Mbërriti në 18:44, jo në 19:44

“Ambulanca erdhi nga Shkodra”/ Urgjenca reagon sërish për vdekjen e dyfishtë në Vaun e Dejës: Mbërriti në 18:44, jo në 19:44

Sokol Preka dhe David Deda TIRANË-Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar sërish pas ngjarjes tragjike të 29 gushtit, ku në fshatin Karmë të Vaut të Dejës humbën jetën Sokol Preka dhe David Deda pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike. Në reagimin e sotëm Urgjenca ka publikuar skedën e orareve, ku thekson se ambulanca e cila ka pasur difekt ka mbërritur në vendngjarje në orën 18:44. Ndërsa një orë më vonë në 19:44 ka mbërritur ambulanca në Spitalin e Shkodrës. "Në lidhje me ngjarjen tragjike të datës 29 gusht 2026 në Vaun e Dejës, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), në kuadër të transparencës, sqaron se në rastin e pacientit të parë të goditur nga rryma elektrike, orari i mbërritjes së ambulancës në vendngjarje është ora 18:44, jo...