Ambrosini “bekon” Milanin e ri: Allegri, trajneri i duhur. Igli Tare është konkret, nuk shet iluzione

Ambrosini “bekon” Milanin e ri: Allegri, trajneri i duhur. Igli Tare është konkret, nuk shet iluzione

Ka nisur zyrtarisht epoka e re e Milanit. Me testet fizike dhe mjekësore të zhvilluara dje në Milanello, ka rifilluar, pas shumë vitesh, periudha e Allegrit në pankinën kuqezi. Në Milanin e “Allegri 1” ishte edhe Massimo Ambrosini, që me ish-trajnerin e Juventusit fitoi titullin kampion në vitin 2011. Pikërisht ish-mesfushori ka folur për “Gazzetta dello Sport” lidhur me zgjedhjen e “Djallit” për t’ia besuar sërish stolin trajnerit nga Livorno: “Unë jam nostalgjik nga natyra dhe kur kujtoj momentet e bukura të së kaluarës, bëhem i ndjeshëm. I uroj të ketë të njëjtin ndikim që pati me ne dhe jam...
Burimi: Telesport.al