Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ambiciet në “qiell”, Luis Enrique: Ky është vetëm fillimi, tani duan të na mundin të gjithë
PSG ka ndryshuar dimension pas triumfit historik në Ligën e Kampionëve kundër Interit. Trajneri Luis Enrique nuk ka asnjë dëshirë të ndalet. Në prag të sfidës ndaj Botafogos, spanjolli ka theksuar ambicien e madhe të klubit francez dhe ka vënë re edhe një qëndrim të ri nga kundërshtarët: “Jemi kampionë Europe, askush s’na e heq këtë. Mendoj se jemi kampionë të mëdhenj të Europës, sepse rrugëtimi ynë ishte shumë i vështirë. Sidoqoftë, jemi vetëm në fillim. Po hedhim hapat e parë të një skuadre që dëshiron të bëhet dominante”. Luis Enrique theksoi edhe rritjen e vetëbesimit brenda grupit dhe respektin...