“Ambicia jonë, jo vetëm të jemi anëtarë të NATO-s”- 75 oficerë nga Shqipëria e Kosova nisin tre kurset profesionale, Nufi: Investim për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit
75 oficerë kanë nisur vitin e ri akademik në tre kurse profesionale të Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, 65 prej të cilëve nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe 10 nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Në ceremoninë e nisjes së kurseve, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi e cilësoi arsimin profesional ushtarak si një investim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e Forcave të Armatosura dhe në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit. “Asnjë kapacitet ushtarak nuk është më i fortë se njerëzit që e drejtojnë, e përdorin dhe e zhvillojnë atë. Prandaj, investimi në dije, profesionalizëm dhe lidership është një prej investimeve më të rëndësishme që mund të bëjmë për sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës”, u shpreh ministri Nufi. Pjesëmarrjen e oficerëve të...
Burimi:
javanews.al