Ambasadorja e re e BE-së takohet me kreun e SPAK: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho. Me anë të një postimi në “X”, Ambasadorja bëri me dije se gjatë takimit u rikonfirmua mbështetja e BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas. Në fokus të diskutimeve ishte lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, të cilat BE-ja i konsideron të rëndësishme për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. “Puna e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Në takimin tim të parë me Kryeprokurorin e Posaçëm, Klodian Braho, rikonfirmova mbështetjen e vazhdueshme dhe...
Burimi:
gijotina.com