Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka nisur takimet zyrtare me krerët e shtetit menjëherë pas marrjes së detyrës, ku zëvendësoi ish-ambasadorin Silvio Gonzato. Ajo po zhvillon sot (8 shtator) edhe një takim me kryeministrin Edi Rama. Në takim pritet të diskutohet edhe mbi procesin e integrimit në BE. Ky është diskutimi i saj i parë me kreun e qeverisë shqiptare, ndërsa paraqiti letrat kredenciale në 2 shtator te Presidenti Bajram Begaj.