Ambasadorja e BE-së me ministrin Karakaçi: Lidhjet energjetike dhe të transportit afrojnë Shqipërinë me tregun europian

Ambasadorja e BE-së me ministrin Karakaçi: Lidhjet energjetike dhe të transportit afrojnë Shqipërinë me tregun europian

Lidhjet energjetike dhe ato të transportit janë dy sektorë kyç për rritjen ekonomike dhe integrimin e Shqipërisë me tregun e Bashkimit Europian. Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa takoi ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. “Lidhjet energjetike dhe ato të transportit janë dy elemente kyçe që nxisin rritjen ekonomike dhe e afrojnë Shqipërinë me tregun e BE-së. Takimi i sotëm me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ishte një mundësi për të riafirmuar se BE-ja mbetet një partner i fortë dhe i qëndrueshëm në të dy këta sektorë”, deklaroi ambasadorja. Bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe transportit përbën një element të rëndësishëm të procesit të afrimit të Shqipërisë me tregun europian dhe të zhvillimit të infrastrukturës lidhëse me vendet e...