Ambasadori i ri amerikan ‘zbarkon’ në SPAK, shfaqet krah Brahos

Ambasadori i ri amerikan ‘zbarkon’ në SPAK, shfaqet krah Brahos

Ambasadori i ri amerikan në vendin tonë, Eric Wendt, ka vizituar këtë të shtunë ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion. Ai shihet në shoqërinë e kreut të SPAK, Klodian Braho, ndërsa realizojnë edhe foton e përbashkët tek hyrja e godinës. Kreun e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion, Wendt e ka takuar edhe 5 ditë më parë. Ata diskutuan kryesisht për luftën kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm. Këto të fundit, siç i ka theksuar zyrtarisht vetë Ambasada, janë ndër përparësitë kryesore të Presidentit amerikan, Donald Trump. Më herët, Wendt ka takuar edhe Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mbrojtjes, në kuadër të kontakteve të tij të para zyrtare në Shqipëri. Në këto takime, vëmendje e veçantë i është kushtuar...