Ambasadori i OSBE takon gjyqtarët dhe prokurorët, thekson rëndësinë e përfshirjes së të gjitha palëve

Ambasadori i OSBE takon gjyqtarët dhe prokurorët, thekson rëndësinë e përfshirjes së të gjitha palëve

Foto nga takimi i Michel Tarran TIRANË- Zhvillimet në sistemin e drejtësisë kanë qenë në fokus të një takimi të kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri ambasadorit Michel Tarran me përfaqësues të organizatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Tarran u takua me përfaqësues të Unionit të Gjyqtarëve Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë ku diskutimi u përqendrua te funksionimi i sistemit të drejtësisë të drejtat e individit dhe standardet për një proces të drejtë gjyqësor. Në takim u nënvizua nevoja që institucionet e drejtësisë dhe aktorët e tjerë të përfshihen në diskutimet mbi çështjet që ndikojnë në funksionimin e sistemit. Sipas OSBE-së një qasje e tillë lidhet edhe me forcimin e shtetit të së drejtës dhe ruajtjen e besimit të publikut...