Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ambasadori i BE, Gonzato: Deri në 2026, reforma zgjedhore të përfshijë rekomandimet e OSBE/ODIHR
👁12394
Bashkimi Europian kërkon nga klasa politike shqiptare të përfshijë në reformën e re zgjedhore të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të bëra deri më sot, ndërsa pret që palët t’i qëndrojnë angazhimit të tyre për ta përmbyllur këtë proces deri në vitin 2026. Në një intervistë për emisionin “Ekspres” në RTSH, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se ky duhet të jetë një angazhim i qartë i Shqipërisë në kuadër të anëtarësimit në BE. Disa nga elementet që duhen përmirësuar në këtë reformë, tha Gonzato, lidhen me çështjet si transparenca në financimin e fushatës, rregullimi i medieve online...