Ambasadori gjerman shuplakë Ramës: Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta parakusht i panegociueshëm për në BE
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në BE Shqipëria ka ende detyra të rëndësishme për të bërë. Në një intervistë për DW, ambasadori gjerman, Karl Bergner thekson se pavarësia gjyqësorit dhe përpjekjet e papenguara kundër korrupsionit, përfshirë rastet e korrupsionit në nivele të larta parakushte të panegociueshme për në BE. "Ndryshimi i ligjeve nuk mjafton: si BE-ja, ashtu edhe qytetarët shqiptarë presin të shohin ndryshime reale dhe të prekshme në praktikë, si dhe krijimin e kapaciteteve të nevojshme në administratën publike dhe institucionet e pavarura" thekson ai. DW: Zoti Ambasador, si do t'i përshkruanit marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Gjermanisë? Karl Bergner: Shqipëria dhe Gjermania bashkëpunojnë ngushtë në fusha të ndryshme politike, përfshirë politikën e jashtme dhe sigurinë. Si...
Burimi:
syri.net