Ambasada virtuale amerikane në Iran u bën thirrje qytetarëve: Largohuni nga vendi urgjent

Ambasada virtuale amerikane në Iran u bën thirrje qytetarëve: Largohuni nga vendi urgjent

Ambasada virtuale e SHBA-së në Iran u bëri thirrje amerikanëve që të largohen menjëherë nga vendi të dielën, duke paralajmëruar për anulime të mundshme të fluturimeve dhe mbyllje të hapësirës ajrore, mes tensioneve të rritura në Lindjen e Mesme. “Mos udhëtoni në Iran për asnjë arsye. Qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Irani tani”, tha ambasada në një njoftim sigurie të publikuar online. Ambasada tha se situata e sigurisë mbetet “komplekse”, me mundësi për një “përshkallëzim të paparashikueshëm”. Ajo u këshilloi amerikanëve në rajon të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të kontaktojnë drejtpërdrejt kompanitë e tyre ajrore për të marrë përditësime mbi nisjet e fluturimeve. Njoftimi paralajmëroi gjithashtu se “Huthit e mbështetur nga Irani” kanë zhvilluar armiqësi kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulme ndaj aeroporteve civile....