Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë
Rreth një muaj nga nisja e sesionit të ri parlamentar, përfaqësues të ambasadës së SHBA në Shqipëri, janë takuar me deputetët e rinj të zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit. Në një postim në faqen zyrtare të ambasadës në “Facebook”, theksohet se këto takime kishin për qëllim të kuptonin më mirë shqetësimet dhe prioritetet e komuniteteve që secili deputet përfaqëson. “Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë,” shkruhet në postim. Postimi i plotë i Ambasadës: “Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit....