Ambasada e SHBA godet dhunën e protestuesve: Protestoni paqësisht dhe konform ligjit!
Ambasada Amerikane i është përgjigjur interesit të Vizion Plus në lidhje me një qëndrim për atë që po ndodh në Tiranë prej katër ditësh. Në përgjigjen e saj për Vizion Plus, Ambasada Amerikane nxit qytetarët të protestojnë, por në mënyrë paqësore. Sipas Ambasadës së SHBA-së, trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar. “Nxisim qytetarët që marrin pjesë në protestë të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së për Vizion Plus.
Burimi:
javanews.al