Ambasada Amerikane në Tiranë: Një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë prani më të madhe të ShBA

Ambasada Amerikane në Tiranë: Një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë prani më të madhe të ShBA

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë shqiptare dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë. Ambasada amerikane vlerëson mbrojtjen e Dhomës Amerikane në emër të bizneseve amerikane. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv