AMA bashkëpunim me platformën ‘X’

AMA bashkëpunim me platformën ‘X’

  TIRANË-Autoriteti i Mediave Audiovizive ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me rrjetin social X. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka njoftuar sot se është lidhur një urë bashkëpunimi me platformën X, për të mbikqyrur dhe ndjekur me prioritet çdo përmbajtje potenacialisht të dëmshme në gjuhën shqipe, që shpërndahet në këtë platformë. “Një mjedis i pastër digjital, pa dhunë e urrejtje dhe mbrojejta e të drejtave të fëmijëve apo komuniteteve është prioritet për ne", ka shkruar Krasnqini, ndërsa ka shprehur falenderimet për këtë bashkëpunim të gjetur me X.