Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Alonso ka dhe një kërkesë të fundit në merkato, kërkon mesfushorin 20 milionë eurosh që luan në Bundesligë
8 Korrik 2025 19:36 Telesport Edhe pse momentalisht është i fokusuar te Kupa e Botës për Klube, ku nesër do ndeshet në gjysmëfinale me PSG-në, Real Madrid po punon edhe për merkaton. Pas transferimit të Dean Hujisen, Alexander Arnold dhe Franco Mastantuono, shumë pranë zyrtarizimit të Alvaro Carreras, klubi madrilen do të bëjë edhe një përforcim tjetër në repartin e mesfushës. Edhe pse dëshira e madhe e të gjithëve ishte transferimi i Vitinha-s, transferimi i portugezit duket i pamundur për shumë arsye. I gjendur në këtë situatë, Xabi Alonso ka zgjedhur një mesfushor tjetër, të cilin e njeh mjaft mirë...