Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Ali Ahmeti mbështet protestën e 7 gushtit në Prishtinë për drejtësi ndaj UÇK-së
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për protestën që do të mbahet më 7 gusht në Prishtinë, e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti theksoi se drejtësia për popullin shqiptar nuk mund të bazohet në procese politike të imponuara nga Rusia apo dëshmi të servuara nga Serbia. Ai kujtoi se lufta e popullit shqiptar, e udhëhequr nga UÇK-ja, ka qenë e drejtë dhe e përkrahur nga komuniteti ndërkombëtar demokratik dhe liridashës.“Që nga paslufta, shumë procese gjyqësore ndërkombëtare dhe...