Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Alfabetarja e gjuhës shqipe” dhurata e rilindësve shqiptarë për Sulltan Abdyl Hamitin II! Ja nga kush u përgatit
Më 27 shkurt 1879 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”. Ky botim u bë i mundur në sajë të nismës së Sami Frashërit, të Jani Vretos e të Pashko Vasës. “Alfabetarja e gjuhës shqipe” nuk përfaqëson një abetare tipike, pasi përfshin një sërë shkrimesh me natyrë didaktike, me autorësinë e nismëtarëve. Në mbrujtjen e saj bashkëpunuan ngushtësisht myslimanë (vëllezërit Frashëri), katolikë (Vasa) dhe ortodoksë (Vreto), të cilët u prinë nga ideali i atdhedashurisë. Kjo vepër me vlera të larmishme, hodhi themelet e procesit ripërtëritës dhe ripërcaktues të gjuhësisë shqiptare. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se “Alfabetarja” iu...