Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Alexandre Dumas, dramaturgu dhe shkrimtari që na magjepsi me romanin aventuresk dhe historik
Nga Albert Vataj Ka autorë që nuk lexohen thjesht: ata përthithen, mbeten në lëkurë dhe në gjak, bëhen pjesë e rritjes dhe e ëndrrës sonë të hershme. Për shumë prej nesh, Alexandre Dumas është kjo trashëgimi e papërsëritshme: orë të gjata leximi të fshehtë pas mureve të fëmijërisë, aventura që frymojnë edhe sot, emocione të paharrueshme që na ndezën pasionin për letërsinë. Nuk është çudi që presidenti francez Jacques Chirac, në vitin 2002, kur eshtrat e tij u zhvendosën në Panteon, aty ku prehen korifejt e Francës, e përmblodhi kështu këtë ndjesi universale:“Me ty është fëmijëria, orët e leximit të...