Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Alexander Isak drejt largimit, Newcastle e zëvendëson me një sulmues të “frikshëm”
4 Gusht 2025 19:04 Telesport Pavarësisht rezistencës së Newcastle, largimi i Alexander Isak nga “Qymyrxhinjtë” është i sigurt. Suedezi do të transferohet te Liverpool për një shifër të frikshme, që pritet të jetë mes 120-150 milionë euro. Newcastle ka filluar që tani lëvizjet për të gjetur një zëvendësues të denjë për Isak dhe emri i parë në listë është Samu Aggehowa. 21-vjeçari u transferua verën e kaluar nga Atletico Madrid te Porto për 35 milionë euro dhe la gjurmë që në sezonin e tij të parë te portugezët, duke shënuar 20 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat, përfshirë...